Ngjarje e rëndë, burri tenton ta mbysë me litar gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnjë, ku burri ka tentuar ta mbysë me litar gruan e tij.

Policia bën me dije se Feçor Biçaku, 56-vjeç në shtëpinë e tij, për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, F.B, 52 vjeçe.

Mësohet se 52-vjeçarja është dërguar në spitalin e Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa materialet hetimore ja ka kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta