Ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.
Mirëpo ai vazhdon të jetë njëri ndër reperët më të famshëm e më të pëlqyer nga publiku.
Bëhet fjalë për anëtarin e labelit “PINT”, Lyrical Son, transmeton Gazeta Express.
Për reperin e njohur sot është një ditë shumë i veçantë.
Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen bashkëshortja e tij Gresa.
Ndryshe Lyrical është një bashkëshort dhe baba shumë i përkushtuar.
Edhe sot në ditëlindjen e Gresës nuk ka si të mungojë një urim tejet special.
Ai në profilin e tij në Instagram një orë më parë ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Gresën në pishinë.
Lyrical ka thënë se ai e do Gresën çdo ditë e më shumë.
“5 Vjet Dashni, 5 Vjet Bashk’, 5 Vjet Une e Ti hahah..!!! Cdo dite e me shume e shoh qe tdu shume e me shume se dje… Urime 5 vjetori gjysma ime, ishalla jemi bashk’ edhe 100 tjera. T’Don Misifi”, kishte shkruar Lyrical Son.