Mes deputetit dhe kryetarit të Komunës, ky është posti që zgjedh Shpend Ahmeti

Katër zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë dalë fitues në listën për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të Kosovës, do t’i lënë postet që kanë mbajtur për afro katër vjet në Komunë për ta vazhduar karrierën si deputetë.

Shpend Ahmeti zgjedh postin e kryetarit të Prishtinës, 4 zyrtarë atë të deputetit.

Për dallim prej tyre, kryetari Shpend Ahmeti do të vazhdojë të mbetet kryetar i Prishtinës, ndonëse ka fituar vota të mjaftueshme për deputet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nënkryetari, Dardan Sejdiu, drejtori i Urbanizimit, Liburn Aliu, drejtoresha e Arsimit, Arbërije Nagavci, si dhe shefja e kabinetit të kryetarit-Fitore Pacolli do të jenë deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunë, ka thënë se vendimet për orientime rreth posteve, pas zgjedhjeve që u mbajtën, janë individuale, dhe se ato do të merren në bashkëpunim me subjektin politik, LVV-në.

Temat
LajmeVend

Të afërta