LIMAJ: KUR RAMUSHI MË TREGOI PËR OFERTËN E PDK-SË MENDOJA SE ISHTE HAJGARE

Lideri i partisë NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka treguar se koalicioni i PDK-AAK-NISMA është krijuar brenda dy ore.

Ai ka thënë se lajmin se PDK i ka ofruar Haradinajt postin e kandidatit për kryeministër në orën 21:00.

E aq shumë ka qenë e pabesueshme ky koalicion sa Limaj ka thënë se fillimisht ka menduar se ishte shaka.

“Mendoja së është duke bërë hajgare sepse Haradinaj ishte në Tiranë. Unë i thash ‘hajt pije një kafe, shihem nesër’ duke menduar se është shaka”, ka thënë Limaj në Rubikon të KTV-së.

Sipas tij, koalicioni AAK-NISMA kishte përgatitur edhe sloganet dhe dizajnet e gjithë fushatës së tyre të përbashkët por gjithçka kishte rënë në ujë natën e 17 majit.

Temat
LajmeVend

Të afërta