Limaj akuzon VV-në se e dëmtoi bllokun opozitar

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se prishja e bllokut opozitar që ishte krijuar në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e fundit është prishur për shkak të ndarjes së pozitave. Në këtë drejtim, ai ka lënë fajtore Lëvizjen Vetëvendosje, që sipas tij, kishte insistuar për të gjitha postet kryesore.

Sipas Limajt, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma – pas organizimit të një numri të protestave së bashku – kanë pasur para vetës një “projekt propozim” për të diskutuar, bazuar në të cilin, “njëra parti do të merre postin e kryeministrit, kurse tjetra bartësin e listës”, duke iu referuar AAK-së dhe VV-së, shkruan Insajderi.

“Aleanca ka qenë e hapur që Vetëvendosje të zgjedhë – le të zgjedhë ajo, por jo të dy postet, pra edhe kryeministrin edhe bartësin e listës,” ka thënë LImaj.

“Vetëvendosje dëshironte t’i kishte të dyja, sepse thoshte se është forca e parë opozitare,” ka shtuar ai në emisionin Rubikon të KTV-së.

Pastaj, sipas Limajt, faktor tjetër ka qenë edhe numri i kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, partia e tij, Nisma, kishte hequr dorë nga “pjesa që i takonte” në mënyrë që të mbante bllokun opozitar të bashkuar.

Temat
LajmeVend

Të afërta