Genta Ismajli ndez atmosferën në Pejë, shkon me tupan në koncert (Foto)

Ndonëse gjatë 2017-s ende nuk ka sjell ndonjë projekt të ri, ajo vazhdon të mbetet e pëlqyera e publikut.

Këngëtarja Genta Ismajli është mjaft e angazhuar tashmë gjatë verës me koncerte, anë e mbanë trojeve shqiptare.

Së fundmi, ajo bashkë me këngëtarin Meda kanë mbajtur një koncert mjaft të suksesshëm në Pejë.

Publiku nuk ka munguar, ndërsa për ta ndezur edhe më shumë atmosferën, në koncert kishte edhe muzikë me tupan.

Fotografitë që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, tregojnë për atmosferën që ka mbizotëruar mbrëmë (e martë) në koncertin e saj.

Ndryshe, pritet që shumë shpejt, këngëtarja të sjellë edhe një projekt të ri muzikor për sezonën e verës. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta