Familja mbretërore bleu ndërtesën e 40 milion eurove, vetëm për akomodimin e shërbëtorëve (Foto)

Shërbëtorët e familjes mbretërore të Katarit, do të qëndrojnë në një pronë luksoze në New York që është blerë për 40 milionë euro.

Kjo godinë që kishte dalë në shitje gjatë muajit janar, është blerë menjëherë dhe pa ndërmjetësues, pasi është në afërsi të tre pronave tjera që i kanë blerë ata në atë pjesë, transmeton Telegrafi.

Çmimi enorm, nuk ka qenë problem për arabët e pasur, të cilët duan që shërbyesit e tyre të jenë sa më afër dhe mos t’ju mungojë asgjë.

Ndërtesa me 966 metra katrorë, ofron kushte të përkryera banimi dhe është e mobiluar me luks dhe pajisje të shumta teknologjike.

Temat
BotëLajme

Të afërta