Akuza të rënda ndaj VV-së nga ish-themeluesi i saj!

Politologu, Shkëlzen Gashi dhe njëri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosjes ka qenë i ashpër ndaj kësaj të fundit, duke e kritikuar, madje edhe duke e quajtur edhe kriminale dhe duke treguar edhe arsyet se pse ai është larguar në fillim të vitit 2006 nga partia e Albin Kurtit, transmeton Gazeta Blic.

Shkëlzen Gashi në një intervistë të dhënë për Kosovo 2.0 e ka quajtur Vetëvendosjen parti kriminale në embrion dhe se ajo e dëshiron pushtetin vetëm për veten e saj dhe sipas tij, këtë e dëshmon edhe prishja e raporteve me AAK-në e Nisma-n.Ai më tej ka folur edhe për raportin e tij me Albin Kurtin në kohën kur vetëm po mendohej themelimi i Vetëvendosjes.

Gashi ka thënë se Kurti është një punëtor i jashtëzakonshëm dhe i gatshëm që të sakrifikojë çdo gjë, madje dhe jetën për idealet e tij, mirëpo, ka shumë neps për pushtet dhe se kjo e ka penalizuar duke ia humbur njerëzit e tij më besnik e punëtorë.

Gashi thotë se Vetëvendosje më shumë është një organizatë private se sa një organizatë politike që ishte e ideuar të mos kishte lider, por që kjo kishte ndryshuar dhe se njerëzit e afërt e Albin Kurtit janë servilë ndaj tij.‘’VV-ja është më shumë ndërmarrje private sesa lëvizje ose organizatë politike.Mandej nuk më pëlqente mënyra sesi forcohej kulti i personalitetit të liderit – ndonëse ideja fillestare ishte të mos kishte lider – pastaj serviliteti i personave përreth liderit, që ishte raport i ngjashëm sikur ai i myhibëveme shehun…thotë Gashi.

Gashi thotë se Vetëvendosje është duke shfrytëzuar çdo mundësi vetëm e vetëm që të arrij në pushtet, dhe se këtë të fundit e dëshiron vetëm për vetën.

Tutje, ai thotë se VV edhe islamizmin është duke e përdorur sikurse nacionalizmin.Më tej njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes vazhdon më tej duke thënë se partia e Albin Kurtit nuk ka ekipin e duhur dhe kështu nuk është e përgatitur për të qeverisur, ai beson se VV është e orientuar për të bërë akuza por që nuk jep zgjidhje për problemet e shoqërisë në Kosovë.Ai ka thënë se kjo mund të vërehet edhe me qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë, ku edhe Kurti ka përgjegjësinë e tij, pasi ka duart e tija në udhëheqjen e komunës, por që nuk janë shquar për asnjë projekt për zhvillimin e komunës.

‘’Trafiku urban është njësoj keq, vetëm se janë shtuar disa autobusë. Parkingjet janë njësoj tmerr.Prishtina është madje më e papastër se më parë. Merreni me mend, këta s’e kanë bërë asnjë metër shteg për biçikletë. Këta e kanë kthyer Prishtinën në kohën e Ismet Beqirit’’, shprehet Gashi./GazetaBlic.com/

Temat
LajmeVend

Të afërta