Tronditëse: Avioni me 359 pasagjerë sulmohet nga zogjtë

Një avion i nisur drejt Kuala Lumpur është detyruar të kthehet në Australi, pasi u sulmua nga dhjetëra zogj, duke bërë që i gjithë avioni të dridhej dhe pasagjerët të tronditen.

“BBC” raporton se avioni hasi telashe pasi u nisë nga Bregu i Artë në 22:20 (00:20 me orën shqiptare).

Pasagjerët raportuan se kishin dëgjuar zhurmë të forta dhe kishin parë drita që vinin nga një motor para se avioni të ulej në mënyrë të sigurt në Brisbane një orë më vonë,shkruan syri.net. “Dy mbetje shpendësh u gjetën në pistë”, tha kompania ajrore.

Një pasagjer, Tim Joga, tha se dëgjoi “katër ose pesë përplase shumë pranë dritares së tij ” para se të shihte një “dritë portokalli” jashtë.

“Aeroplani filloi të dridhej …..kishte disa zhurma të forta dhe shumë dritë”, tha ia për mediat lokale.

Një tjetër pasagjer, Eric Lim, tha se incidenti ndodhi menjëherë pas ngritjes.

“Shkëndija të njëpasnjëshme , përplasje dhe njerëz që ishin duke qarë,'” shkroi ai në Facebook.

Shefi ekzekutiv i “AirAsia X” tha se piloti dhe ekuipazhi morën “veprim të shpejtë” për të siguruar udhëtarët gjatë incidentit.

Temat
BotëLajme

Të afërta