Të paktën një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në qytetin francez të Toulouse.
Ngjarja ndodhi në sheshin Abbal të qytetit rreth orës 9:00 të mbrëmjes kur disa sulmues me biçikletë hapën zjarr ndaj një turmë para se të iknin nga vendi i ngjarjes.
Të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën, konfirmuan burime policore për televizionin francez “ France 3”. Dy prej të plagosurve janë raportuar të jenë në gjendje kritike.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur një hetim.
Një dëshmitar filmoi momentin e sulmit, duke bërë të mundur që autoritetet të konfirmonin se sulmuesit mbërritën dhe u larguan nga vendngjarja me një biçikletë.
Autoritetet besojnë se motivi i mundshëm pas shtënave mund të jetë kriminal dhe nuk ka qëllime terroriste, sipas raporteve fillestare. Viktima ishte e njohur për policinë dhe ishte i dyshuar për një tjetër vrasjeje.
Hetimi po udhëhiqet tashmë nga Shërbimi Rajonal i Policisë Gjyqësore (SRPJ) të Toulouse. /SYRI.net/