Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë shqiptar, vetëm 6-vjeç është mbytur në det.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të urës së drunjtë në molin jugor të plazhit të Rosetos.
Fëmija i një çifti emigrantësh shqiptar, i identifikuar me emrin Elidon Bufi, sapo ishte futur në det të lahej, ku ai është mbytur në ujë.
Edhe pse kanë qenë të shumtë plazhistët që janë mundur për t’i ardhur në ndihmë, ata nuk kanë mundur që të shpëtojnë 6-vjeçarin. Ndërsa për të ndihmuar fëmijën u dërguar edhe një helikopter nga strukturat mjekësore të qytetit të Peskarës, por kur arriti helikopteri gjithçka kishte marrë fund.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike, kapitaneria e portit ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilin ka humbur jetën 6-vjeçari.