Majk nuk po i ndahet Roanit, kujt po i ngjan vogëlushi? (Foto)

Majk është reperi më i suksesshëm viteve të fundit si rezultat i produktivitetit të tij duke krijuar super hite të cilat si të tilla, qëndrojnë kohë të gjatë pa u lëkundur nga konkurrenca e produkteve risi në tregun muzikor.

Por, thënë të drejtën pjesa profesionale kohën e fundit nuk është ajo që e mbajti në qendër të vëmendjes mediale reperi, shkruan Kosovarja.

Pranimi i atësisë ndaj vogëlushit Roan, ishte kurreshtja e pashuar e të gjithë adhuruesve të Majkut, i cili me postimet e njëpasnjëshme të të birit që nga momenti i takimit për herë të parë e deri më sot nuk di të ndalojë me postime të cilat marrin shumë vëmendje e thënë të drejtën janë tejet të këndshme.

Se kujt i ka ngjarë Roani i vogël, mbase nuk mund të jipet një vlerësim i qartë, megjithëse imazhet e parreshtura nga Majk mund të vënë në pah lehtësisht një gjë të tillë.

E një postim tejet i ëmbël sapo është ndarë me fansat nga vetë reperi ku duket t’i ketë shkuar sërish në vizitë të bukurit Roan.

Gjithsesi e rëndësishme është dashuria që Majk po i ofron të birit, e nga ana tjetër raporti mes tij e Majlindës nuk dihet nëse po përafrohet apo thjeshtë do të qëndrojnë miq për hir të fëmijës së tyre.

Temat
Showbiz

Të afërta