Vjosa Osmani: Hashim Thaçi po e shkel Kushtetutën (Video)

Deklarimet e presidentit Thaçi se sa i përket dhënies së mandatarit për formim të qeverisë, do të veprojë njësoj sikur paraardhësja e saj Atifete Jahjaga, po shihet si shkelje e Kushtetutës nga Vjosa Osmani.Osmani për Tribuna Channel, tha se një veprim i tillë do të ishte shkelje e rëndë e Kushtetutës, dhe një vendim të tillë do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa deklarimet e zyrtarëve të PAN-it se i kanë siguruar votat e mjaftueshme për formim të qeverisë, Osmani i sheh si spekulime, pasi që sipas saj kjo gjë nuk mund të ndodhë asnjëherë.

Ajo foli edhe për mundësinë për koalicione me partitë e tjera, duke u shprehur se përjashtim PDK-së, Lidhja Demokratike e Demokratike është e hapur për të bërë koalicione me të gjitha partitë e tjera, duke thënë se asnjë nga partitë nuk duhet të vëjnë kusht postin e kryeministrit pa u dakorduar në program qeverisës.

Deputetja e LDK-së u shpreh se mundësinë për mandatarin e dytë nuk e ka vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por secila parti që pas dështimit të koalicionit PAN, do të mund t’i siguronte 61 vota për formimin e qeverisë

Osmani shtoi se është ithtare e një koalicioni të madh në mes koalicionit LAA, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe NISMA-s, përshkak se sic tha ajo një koalicion i tillë do ta pamundësontë një qeveri me Listën Serbe, dhe do ta pengonte votën e kësaj partie për bllokada në Kuvend për cështjet e mëdha të vendit.

Temat
LajmeVend

Të afërta