Pasagjerët mund ta gjejnë veten duke duke fluturuar në këmbë, nëse kompania ajrore “VivaColombia” zbaton planet që po tronditin mbarë mediat ndërkombëtare.
Ideja e heqjes së vendeve të pasagjerëve ka ardhur nga drejtori i linjës ajrore, në mënyrë që udhëtarët të mund të qëndrojnë në këmbë në fluturimet e shkurtra.
Kjo ide ka qenë e diskutueshme për vite me radhë, por tanimë drejtori i kompanisë kolumbiane shpreson që ta vërë planin e tij në veprim.
“Ka njerëz që pyesin nëse mund të fluturosh në këmbë dhe ne jemi shumë të interesuar për çdo gjë që e bën udhëtimin më pak të shtrenjtë”, tha Shaw.
“Kujt i intereson nëse nuk kemi një sistem zbavitjeje, apo vende të rehatshme gjatë fluturimit nëse paguan më pak”, pyeti ai.