Sejdiu: AKR nuk shkon me PAN’in, s’mund të garantojë për deputetët

Nënkryetari i Aleancës për Kosovë të Re, Korab Sejdiu, i cili u zgjodh deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, ka theksuar se partia e tij dhe koalicioni LDK-AKR -Alternativa, është kundër shkuarjes në qeveri me koalicionin PAN.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se me atë që e ka vërejtur, ka disponim kundër këtij bashkëpunimi.

“Unë mundem të garantoj vetëm për veten time. Sepse ne e kemi një listë me gjithsej 29 deputetë, ku secili e përfaqëson veten e tij”, ka theksuar Sejdiu.

Ai ka shtuar se “do të isha i befasuar nëse ndodhë kjo”, duke shtuar se “në asnjë rrethanë nuk do ta votoj qeverinë e formuar nga PAN-i”.

“Është shprehur uniteti i jashtëzakonshme për të mos e përkrahur këtë koalicion. Nuk ka asnjë deputet që ka shprehur pozicionimin e tij, përmes së cilit do të kuptohet se ai do ta votonte PAN-in”, ka thënë deputeti i zgjedhur.

Temat
LajmeVend

Të afërta