Samiu u lirua por Syla ende në burg, Supremja pa vendim

Gjykata Supreme më herët e ka liruar nga akuzat për kryerjen e krimeve të luftës, ish-komandatin e UÇK-së Samit Lushtakun.

Në rastin Drenica, bashkë me Lushtakun ka qenë i akuzuar edhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Përkundër kësaj, për Selimin ende nuk ka asnjë vendim nga Gjykata Supreme.
Të paktën kështu ka thënë për lajmi.net, avokati i tij Tomë Gashi.
“Jo, absolutisht nuk kemi asnjë vendim”, tha shkurt Gashi.

Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar për trajtim çnjerëzor të një spiuni serb.

Temat
LajmeVend

Të afërta