Rekordi: Ky vend sapo mbolli 66 milion pemë brenda ditës

Vullnetarët në Indi mbollën më shumë se 66 milionë pemë për 12 orë në një lëvizje rekord.

Rreth 1.5 milion persona u përfshinë në fushatën e madhe të plantacioneve, në të cilën fidanet u vendosën përgjatë lumit Narmada në shtetin qendror të Madhya Pradesh gjatë të dielës.

India u angazhua sipas marrëveshjes së Parisit për të rritur pyjet e saj me 95 milionë hektarë para vitit 2030 për të luftuar ndryshimet klimatike.

Vitin e kaluar vullnetarët në shtetin e Uttar Pradesh vendosën një rekord botëror duke mbjellë më shumë se 50 milion pemë në një ditë.

Vëzhguesit nga rekordet botërore Guinness gjithashtu monitoruan plantacionin e së dielës dhe pritet të konfirmojnë në javët e ardhshme nëse përpjekja do të vendosë një nivel të ri të lartë.

Vullnetarët kanë mbjellë më shumë se 20 lloje drurësh.

Temat
BotëLajme

Të afërta