Pasi u përdhunua në grup, kjo grua sulmohet me acid 5 herë radhazi

Një grua në shtetin indian Uttar Pradesh, e cila i kishte mbijetuar një përdhunimi të dyshuar në grup dhe katër sulmeve të ndara me acid, është sulmuar përsëri nga një person që ka hedhur acid mbi të.

Ajo u sulmua pranë një hosteli të grave në Lucknow derisa po merrte ujë nga një pompë e dorës, njofton policia indiane, transmeton Express.

Gruaja, 35-vjeçare, e cila ishte nën mbrojtjen e policisë 24 orë në ditë për shkak të sulmeve të mëparshme, të cilat lidheshin me një mosmarrëveshje pronësore.

Zemërimi ndaj paaftësisë së autoriteteve për ta mbrojtur atë është rritur.

Dyshohet se ajo ishte përdhunuar dhe sulmuar së pari me acid nga dy burra në vitin 2008, për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, detajet rreth së cilës nuk janë të qarta.

Po të njëjtit burra akuzohen se e kanë sulmuar atë dy herë me acid në vitet 2012 dhe 2013, në përpjekje për ta bërë atë që t’i tërhiqte akuzat kriminale kundër tyre.

Në mars të këtij viti, ajo u sulmua përsëri teksa po udhëtonte në tren me të bijën. Këtë herë ajo ishte detyruar të pinte acid.

Dy burra janë duke u përballur me gjykim për këto sulme, por janë liruar me kusht në muajin prill, raporton AFP./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta