Reperi Getoar Selimi feston gjatë ditës së sotme ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar që në orët e para të ditës urimi i partneres së tij, moderatores Marina Vjollca, e cila i ka shprehur të gjithë ndjenjat e saj në urimin për Getin.
“Gezuar ditelindjen i shtrenjti i zemres sime! Sic me ke bere mua te lumtur, dua qe me lumturi te te ece e gjithe jeta! I love u more and more every day”,-ka shkruar Marina në një foto ku shfaqen së bashku në Instagram. Megjithatë nëse urimi i Marinës ju ka prekur nuk keni lexuar përgjigjen e Getit.
“Faleminderit Zotit që të kam ty, ti je lumturia e jetës tem,”-ka shkruar Geti.
Nuk dihet se kur çifti do të lidhet në martesë, por ata kanë nisur ta thërrasin njëri-tjetrin “burrë dhe grua”./Gazeta Express/
Temat
Showbiz