Momenti kur ndodhi tërmeti i sotëm në Ohër (Video)

Tërmet me fuqi prej 5.1 shkallë Rihter ka dridhur Ohrin.

Qindra qytetarë dhe turistë sot kanë kaluar ditën në rrugë, të frikësuar se mos vallë qyteti do të dridhet përsëri nga ndonjë tërmet i madh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti i sotëm em 5.1 shkallë Rihter ka dridhur Ohrin rreth orës 13:09. Epiqendra ishte rreth pesë kilometra nga fshati Kosell, në thellësi prej 10 km.

Në një inçizim në një market, shihet momenti i tërmetit, ku nga dridhja, artikujt bien nga raftet. Përveç kësaj ka edhe dëme materiale edhe në disa qytete tjera, por jo të përmasave të mëdha. /Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta