Messi i frustruar me punën e Barcës në tregun e transferimeve

Drejtorët e Barcelonës janë në telashe me Lionel Messin për shkak të dukjes aktuale të skuadrës së tyre.

Puna e bërë në ditët e para në tregun e transferimeve nuk i ka pëlqyer lojtarit kryesor të Barcelonës.

Don Balon shkruan se argjentinasi dëshiron të shohë së pari katër lojtarë të shitur, si El Haddadin, Turanin, Vermaelenin dhe Andre Gomesin.

Gomes sipas drejtorëve duhet të qëndrojë dhe kjo e ka bërë Messin të frustrohet.

Agjenti i Gomesit, Jorge Mendes, ka qenë në kontakt intensiv me drejtorin e Barcës, Robert Fernandez dhe atij i është siguruar se do të qëndrojë në klub.

Temat
BotëSport

Të afërta