Më në fund reagon Eni Koçi për lidhjen me Genc Prelvukajn (Foto)

Lajmi që ka bërë xhiron e rrjetit e që në fillim doli nga “Prive” ishte se Eni Koçi prej më shumë se 4 muajsh ishte në lidhje me reperin Prelvukaj. Gjithçka filloi të bëhej më e besueshme kur u lidhën këto fakte:

– bashkëpunimi i fundit i Gretës është me Gencin;

– teksti i këngës së fundit për Enin flet për një dashuri në largësi (dhe bën sens sepse ajo jeton ne Angli). Por Eni vendosi të reagojë në Instastory me ironi, por duke na lënë sërish me dilema. Këngëtarja ka thënë se për pak sa nuk e martuan dhe me humor ka shkruar: “Mos harroni të më dërgoni ftesat e dasmës sime”.

Hmmm, është ky një mohim apo thjesht ajo po përpiqet të ruajë qetësinë për të mos dalë zbuluar? S’i dihet asnjëherë! /Blitz

Temat
Showbiz

Të afërta