Gjykata Supreme ka marrë vendim për lirimin e Sami Lushtakut. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.
Pas kësaj në Facebook, kanë shpërthyer komentet dhe postimet për lirimin e tij, shkruan Gazeta NewBorn.
Për këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Se çka thotë Lladrovci për Lushtakun, lexojeni postimin e tij më poshtë:
Lajmi i shumëpritur nga Gjykata Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, na riktheu shpresën në drejtësi.
Vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, askush, kurrë askush nuk mund t’i mjegullojë as t’i transformoj në akuza. Liria jonë ishte më e çmueshme se çdo akuzë nga kushdoqoftë.
Në rrugëtimin e çlirimit tonë, patëm me vete edhe botën demokratike në krye me NATO-n prandaj, të gjithë servilët, puthadorët dhe shërbyesit e ish sistemit jugosllav, por edhe të partive që duan të fshijnë kujtesën tonë të lavdishme, duhet sot të turpërohen.
Mirë se vjen Sami!