Gjykata Supreme ka marrë vendim për lirimin e Sami Lushtakut. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Arianit Koci.
Pas kësaj në Facebook, kanë shpërthyer komentet dhe postimet për lirimin e tij, shkruan Gazeta NewBorn.
Për këtë rast ka reaguar edhe opinionisti Berat Buzhala.
Se çka thotë Buzhala për Lushtakun, lexojeni postimin e tij më poshtë:
Per lirimin haverit tim Sami Lushtakut
Sami Lushtaku ishte arrestuar ne maj te vitit 2014, si i dyshuar per krime te luftes. Ne mes tjerash, ai, pervecse per pergjegjesi komanduese, ka qene i dyshuar edhe per nje vrasje, ama asnjehere nuk eshte ditur se kush kishte qene viktima. Ne fakt, ajo viktime kurre nuk ka ekzistuar, por ishte nje akuze e stisur nga nje kusheri i tij, per qellime hakmarrese, te ditura boterisht.
Ne krye te heres, pra ne vitin 2014, pata shkruar se Samia eshte i pafajshem per te gjitha keto akuza. Kosova eshte vend i vogel, e rajoni i Drenices edhe me i vogel. Ne te gjithe e kemi ditur kush ka kryer krime, ku i ka kryer ato. Nuk kemi pase guxim me i denoncu disa prej tyre, edhe pse kane mbetur te pazbardhura. Ne mes tjerash, nje krim i pazbuluar kurre ka mbetur ploja ne fshatin tim, ne Çabiq, ne prill te vitit 1998, por edhe krime te tjera te kryera nga njerez me uniforme te UCK’se.
Te kthehemi te Sami Lushtaku: Nese ka nje emerues te perbashket per te, nga te gjithe ata qe e njohin, atehere eshte ky: Nuk ka ngjite maske kurre, nuk ka rreh njerez tinza. Sigurisht qe nese e ke pase kundershtar, nuk ka qene ndjenje e mire.
Ne fillet e arrestimit te tij, une si ish bashkepartiak i tij, per te cilin e kisha nje simpati te vecante, pata provuar ta mbroje. Per nje gje te tille u vura nen hetime te Prokurorise se EULEX’it per dy vite. Isha i dyshimte qe e kisha ndihmuar qe te arratisej. Normalisht qe nuk e kisha bere nje gje te tille. Perkundrazi, keshillat e mia per te kishin qene tjera. Mirepo si pasoje e asociimit tim me te, ose e qendrimit afer tij, filluan edhe hakmarrjet e ambasadave te fuqishme ne Kosove, duke e hequr emrin tim prej listes se festave te rendesishme. Nuk jam preokupuar asnjehere per nje gje te tille, por vetem po i numeroj si paradokse.
Sot, pas tri vitesh persekutimi, Sami Lushtaku qenka liruar nga te gjitha akuzat. Cfare historie e absurdit. Ketu, ne rastin e Samise, nje pergjegjesi te madhe e ka edhe partia e tij, pra PDK. Per te, nga bashkepartiaket, nga profesoret e PDK’se, flitej zi e terr ne ambasada te huaja.
E kam thene edhe ne vitin 2014, e po e perseris prape: Samia, mundet me pase pergjegjesi per zhvillime pasluftes, por jo edhe per gjate luftes. Samia, e te gjithe te tjeret, duhet me u pergjigje per plot afera ekonomike, mirepo jo edhe per vrasje qe nuk kane ekzistu kurre.
Personalisht jam shume i gezuar qe Sami Lushtaku eshte liruar sot. Eshte i vetmi burre ne PDK, per te cilin kam respekt sa i perket origjinalitetit.