Aksidenti i rëndë në Gjermani, 18 turistë humbin jetën

Të paktën 18 turiste besohet të kenë vdekur sot si pasojë e një aksidenti me autobus në një autostradë në jug të Gjermanisë, në Bavari, sipas Policisë gjermane.

“Të paktën 30 persona janë plagosur dhe shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë” , raporton Policia në qytetin Bairoit.

Aksidenti në autostradën A9 pranë qytetit të Mynshbergut ka shkaktuar djegien e një autobusi me 48 pasagjerë.

“Shkaku i këtij aksidenti është ende nën hetim”, shtoi Policia.

Autobusi turistik mbante një grup gjermanësh të moshuar nga shteti i Saksonisë, që kufizohet në veri me Bavarinë.

Disa helikopterë shpëtimi u bashkuan me rreth 200 punonjës të emergjences dhe zjarrfikës në vendin e aksidentit.

Policia bllokoi autostradën në përpjekje për të shpëtuar personat e aksidentuar.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i vendit, Frank Walter Steinmeier, shprehën shqetësimin dhe ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave të aksidentuar, në Muenchberg rreth orës 07:00.

Temat
BotëLajme

Të afërta