Tentohet të vritet nipi i ish-ministrit të arsimit (Foto)

Një i ri i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit të Tepelenës pasditen e sotme.

Mësohet se ai është Orjol Memushi, i cili u konfliktua me D. Rapaj.

Konflikti mes tyre përfundoi me të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, pas debatit me fjalë, Orjol Memushi ka hipur në automjetin e tij tip “Volkswagen” për tu larguar, por Rrapaj ka qëlluar me armë në drejtim të makinës, ku është dëmtuar vetëm xhami, shkruan syri.net

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa është shpallur në kërkim autori D. Rapaj.

I riu Orjol Memushi mësohet se është nipi i ish-ministrit të Arsimit, Luan Memushi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta