Një burrë është aksidentuar ditën e sotme në rrugën e Ndroqit dhe ka rënë nga motori i tij.
Siç mund ta shikoni në pamjet e mëposhtme, ai është përplasur në tokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës.
Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarët.
Nuk dihet gjendja e të aksidentuarit dhe nëse ai është rrëzuar aksidentalisht apo ndonjë automjet e ka përplasur dhe e ka lënë në anë të rrugës. Deri më tani nuk ka asnjë raportim nga policia për këtë ngjarje. /JOQ/