Albëria, nënë e dy vajzave, por asnjëherë nuk është bërë nuse

Ndonëse është nënë e dy vajzave , Albërie Hadërgjonaj nuk është bërë nuse asnjëherë, shkruan Kosovarja.

Besoni apo jo , këngëtarja e deçanase është bërë nënë në moshën 16 vjeçare . Ajo kur u njoh me bashkëshortin i kishte vetëm 15 vjet.

Situata e krijuar e viteve 80-ta në Kosovë, bëri që ajo si jo pak familje kosovare , bashkë me bashkëshortin e familjen e tij të shpërnguleshin për në Amerikë.

Atje pas dy viteve , pas vajzës së parë, Agnesës ,Albëria , e lindi edhe vajzën e dytë , Anxhelinën , e cila është e njohur dhe mjaft e përfolur e faqeve roze.

Sa i përketë vellos të nusërisë, Albëria në një intervistë për Kosovaren thotë se, e ka veshur vetëm në aktivitetet e saj artistike, asnjëherë në jetën e saj ,madje as kur u martua.

Temat
Showbiz

Të afërta