Aurela Gaçe merr një përshëndetje nga legjenda e muzikës shqipe
Për shumë njerëz Nexhmije Pagarusha është bilbili i këngës shqipe. Artistët më me zë e kanë vlerësuar dhe e çmojnë lartë artisten e madhe.
Së fundmi Pagarusha i ka dëguar një video përshëndetëse, artistes së njohur shqiptare Aurela Gaçes.
Me këtë rast, Aurela e ka ndarë një pjesë të videos në Instagram dhe tha se ndihet e përkëdhelur.
“Kur te vjen nje video pershendetje nga legjenda e gjalle e muzikes mbare Shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Ndihem e perkedhelur shume“, ka shkruar mes tjerash Gaçe.
Temat
Showbiz