Krasniqi: Thaçi e Vuçiqi nuk sjellin normalizim

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës – tashmë kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën – Jakup Krasniqi, thotë se është kundër bisedimeve me Serbinë që situata konflikti.

“Kujtoni trenin nacionalist e murin përtej urës. A nuk ishin e mbeten dëshmi të gjalla të një konflikti në përmasa të paparashikueshme? Pasta, kujtoni marrëveshjet për KEK-un e telefoninë mobile, me të cilat marrëveshje Kosova humbë miliona euro, të cilat po i paguan shumica shqiptare?! Pastaj, kujtoni marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe etj. Ata që i kanë krijuar këto mosmarrëveshje nuk mund ta kapërcejnë veten e tyre që të na prodhojnë normalizim”, thotë Krasniqi në një shkrim të tij.

Ai cek se me vite e në vazhdimësi u premtuan liberalizimi, integrimi në BE dhe në NATO e që asnjë nga këto premtime nuk u realizuan. Ndaj, pyet: “A mund t’ju besohet më atyre që në vend të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, krijuan situata kërcënimi e konflikti”?

“Unë nuk mund t’ju besoj. Bisedimet duhet të lihen në duar të sigurta”, ka shkruar ai. “Nuk mund t’i besohet mashtrimit të radhës se bisedimet mes Thaçit e Vuçiqit në Bruksel do të na sjellin anëtarësimin në BE e NATO! Nuk duhet ecur rrugës përfundimi i secilës dihet paraprakisht. Gjashtë vitet e bisedimeve në Bruksel ishin gjashtë vitet e dështimeve në bisedimet politike. Shkurt: këta president nuk mund t’i normalizojnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Kot po mundohen zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. Pritja është e kot”, thotë Krasniqi. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta