Erdogan akuza ndaj opozitës për “tubimin në emër të drejtësisë’

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan akuzoi sot partinë kryesore opozitare se po radhitet përkrah “terroristëve” në ditën e 17-të të një “marshimi në emër të drejtësisë” që po zhvillohet në Ankara ndërsa po avancon drejt Stambollit, objektivi kryesor i tubimit.

Ky marshim prej gati tre javësh është ndërmarrë me iniciativë të kreut të partisë republikane të popullit (CHP), Kemal Kiliçdaroglu, për të protestuar kundër burgosjes së Enis Berberoglu, një deputet i kësaj partie, i dënuar me 25 vite burg për publikimin e sekreteve shtetërore.

Duke avancuar pa një slogan mbështetës, vetëm me parullën “Drejtësi” si e vetmja kryefjalë e sloganit, Kiliçdaroglu i është bashkuar një turmë në rritje në çdo fazë të rrugëtimit, që parashikohet të përfundojë më 9 korrik me një tubim gjigant para burgut ku qëndron i izoluar Berberoglu, në Maltepe në afërsi të Stambollit.

“Nëse ju nisni manifestime për të mbrojtur terroristët dhe ata që i mbështesin ndërkohë që nuk ju vjen ndër mend të bëni protesta kundër organizatave terroriste, ju nuk mund të bindni askënd se qëllimi juaj është drejtësia”, u shpreh sot Erdogan, i cili kishte paralajmëruar në mesin e muajit qershor Kiliçdaroglu kundër një provokimi ndaj autoriteteve gjyqësore.

Temat
BotëLajme

Të afërta