Një tjetër “lëvizje” ka ndodhur në rang kombëtar, teksa Partia Socialiste ka humbur sërish mandate duke shkuar nga maksimumi i 77 vendeve në 73, shumë pranë vijës së shumicës minimale.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike është “ringritur” disi duke kaluar nga 39 në 43 mandate deputetësh.
Ngritje ka pësuar edhe PDIU në rang kombëtar duke marrë një deputet të dytë në qarkun e Elbasanit.

LSI nga ana tjetër ka humbur një deputet duke shkuar në kuotën e 19 deputetëve. PSD e Skënder Gjinushit ka marrë një deputet në qarkun e Shkodrës. Në karrigen e parlamentit do të jetë sërish ish socialisti Tom Doshi.
LIBRA e Ben Blushi mbetet ende pa asnjë përfaqësim në parlament.
Aktualisht janë numëruar 470 kuti nga 5362 totale në rang republike./Gazeta Express

Temat
Rajon
