Eurodeputeti Eduard Kukan, drejtuesi i misionit të vëzhgimit të Bashkimit Europian ka dhënë një mesazh, të cilin ja ka adresuar të gjitha forcave politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme.
Në fjalën e tij Kukan është shprehur se shqiptarët kanë shumë miq në Parlamentin Europian dhe se BE mbështet plotësisht kërkesën e Shqipërisë për integrimin në familjen europiane.
Por eurodeputeti nuk ka “harruar” të vërë theksin tek nevoja për plotësimin e kushteve të vëna nga BE për Shqipërinë, përfshi këtu reformën në drejtësi e vettingun si dhe plotësimin e të gjitha kushteve të vëna nga OSBE për zgjedhjet e ardhshme.
“Të gjitha rekomandimet e OSBE-së duhet të jenë plotësuar përpara zgjedhjeve të mëtejshme. Dëshirojmë që të gjitha opartitë politike të njohin rezultatet e zgjedhjeve. BE mbështet plotësisht kërkesën e Shëqipërisë për hyrjen në BE, me kusht plotësimin e të gjitha kushteve.
Dua ti them shqiptarëve që ata kanë shumë miq në Parlamentin Europian…”-tha Kukan./Gazeta Express
