Del procesverbali, Basha humbi vota edhe në lagjen e tij (Foto)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ishte në listë për deputet për qarkun Tiranës, duket se ka marrë një tjetër goditje, pikërisht nga njerëzit e tij të afërt.

Bëhet fjalë për votat që PD nuk ka rritur të marrë në zonë ku jeton Basha. Ky është edhe procesverbali i qendrës së votimit ku votoi kreu i opozitës, që siç duket PD ka marrë vetëm 151 vota, ndërsa PS 2012 vota.

Procesverbali është publikuar nga gazetari Bledi Mane.

Statusi:

Republika e Re qe llomotiste mes vapës se qershorit lideri opozitar, u shkri si akulloret me qumesht pluhur qe shet Fatja afer Medreses ne Tirane. Madje jo shume larg shtëpisë dhe lagjes ku lindi dhe u rrit vetë Basha, dje ne qendren e votimit 1929 pranë çerdhes 13, shoket e fëmijërisë, komshinjtë, te afërmit e Lul Bashes i kane dhënë nje tjetër goditje. Kryeopozitari nuk ka marre me tepër se 151 vota duke u mundur edhe brenda shtëpisë se tij nga socialistet e njësisë Nr. 8. Është hera e dyte qe ne zemër te Tiranës brenda dy vitesh opozitari vetem humbet. Deputeti socialist Ervin Bushati me skuadren e tij fituese te njesise 8, po i jep leksione te forta cdo partie tjeter politike qe elektoratit i afrohet vetem atehere kur bie gongu elektoral.

/Gazeta Express/

Temat
Rajon

Të afërta