Ardit Jakimi u dënua me 6 vjet burg nga gjykata italiane për dhunimin dhe grabitjen e një prifti, ngjarje e ndodhur në dhjetor të 2015-ës. Ai është gjykuar në një proces për tre vepra penale, grabitje, lëndim dhë rrëmbim të personit.
Shqiptari 25 vjeçar lidhi dhe grabiti don Antonio Pisani në kishën Sant’Anna mbrëmjen e 18 dhjetorit.
Mbrëmjen e ngjarjes, prifti kishte dalë nga famullia për të vënë në punë kaldajën kur është goditur nga mbrapa nga një i ri me një kaçavidë të madhe. Shqiptari shoqërohej edhe nga një person tjetër.
Prifti është tërhequr zvarrë brenda, ku shqiptari i ka lidhur duart pas shpinës. Shqiptari dhe bashkëpunëtori e kërcënuan priftin me armë në kokë, duke i thënë se do ta vrisnin nëse do të kërkonte ndihmë.
Pas kësaj, shqiptari mori 300 euro kesh, tre ora me puls, një kupë dhe disa medalje argjendi.
Prifti arriti t’i shpëtojë shqiptarëve duke liruar duart nga rripi që e mbante lidhur, por për të shmangur daljen nga dera ai kaloi nga dritarja e banjës dhe kërkoi ndihmë nga disa miq.
I arrestuari për ngjarjen, Ardit Jakimi nuk ëhtë një emër i panjohur për policinë italiane.
Ai ka qenë pjesë e një bande hajdutësh nga Napolitano, kishte qëlluar me armë në vila dhe në banesa në Camgnia e Basilicata.
