Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka sulmuar ish-ministrin Blendi Klosi mbrëmjen e djeshme.
Meta ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, teksa ky i fundit ka marrë një video nga Blendi Klosi, i cili pretendonte se në mitingun e LSI-së në Berat, nuk ka pasur pjesëmarrje.
“Po me atë kumarxhi merresh ti, që ndërron qarkun në çdo zgjedhje, njëherë andej, njëherë këtej? Mos u merr me atë bixhozxhi”, – iu drejtua Meta Fevziut.

