Shpirag Siqeca me armë nëpër qytet, Policia e Durrësit dhe FNSH e vënë në pranga

Një 34-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Durrësit pasi lëvizte në qytet me armë zjarri me vete, për të cilën nuk kishte as leje.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me FNSH, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në terren, mbrëmjen e djeshme arrestuan në flagrancë Shpirag Siqeca 34 vjeç, banues në Vlorë.

Në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë model 77B dhe një krehër me 9 fishek të kalibrit 9 mm.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”/Gazeta Express/

Temat
Rajon

Të afërta