Kërkohet shkodrani, 10 mijë lekë qytetarëve për t’i marrë votën!

Gjatë ditës së djeshme një 42-vjeçar u shpall në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se i jepte qytetarëve nga 10 mijë lekë për ti kërkuar atyre votën për një kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës.

Pjetër Prendi 42 vjeç, banues në Shkodër dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për kandidatin për deputet.

Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Policinë e Shkodrës, i referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Temat
Rajon

Të afërta