Një paralajmërim i fortë dhe i papritur është bërë këtë të shtunë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Nga qyteti i Lezhës, ku mbrëmë u dhunua një aktivist i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe ende asnjë autor s’është vënë në pranga, Meta paralajmëroi, se nëse nuk kapen kriminelët, atëherë “jemi të detyruar të armatosim popullin”.
“Unë do të armatos popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, – u shpreh kryeparlamentari teksa vizitoi në spital Gjovalin Gjinin, kryeplakun e dhunuar të fshatit Rraboshtë në Lezhë.
Temat
Rajon
