Noizy prezanton ‘Mercedesin’ e tij më të ri luksoz (Foto)

Reperi Noizy ka treguar për pasionin e tij të madh që ka për veturat.

Ai është një koleksionues veturash të shtrenjta, gjersa këtij koleksioni reperi ia ka bashkangjitur së fundmi edhe një veturë super luksoze të tipit “Mercedes”.

Përmes disa imazheve të publikuar në InstaStory, Noizy i prezanton fansat me ‘babyn’ (siç e quan ai veturën e tij të re).

Ngjyra e “Mercedesit” të tij të ri është e zezë , ndërsa në garazhin e tij ai ka hiç më pak edhe se dy vetura tjera të tipit “Hamer” dhe “Ferrari”. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta