Është siguruar lista e tetë kandidatëve më të votuar në zgjedhjet e 11 qershorit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Burime brenda shtabit zgjedhor të AAK-së i kanë kumtuar portalit Indeksonline listën e tetë kandidatëve më të votuar deri më tani.
Ramush Haradinaj është padyshim i pari në listë me 97,684 vota, para vëllait të tij, Dautit që ka 28,122 vota.
Shkumbin Demaliaj është i treti në listë me 10,601 vota. Pal Lekaj ka 10,234 vota, para Rrustem Berishës që ka 10,218 dhe Ahmet Isufit me 10,023 vota.
Pjesë e listës janë edhe Rasim Selmanaj me 9,569 dhe Blerim Kuqi me 9,499 vota.
Lista është pothuajse finale dhe këta kandidatë pritet të jenë në parlamentin e Kosovës bashkë me dy ose tri deputete femra nga radhët e AAK-së. /Indeksonline/