“Çmenduria” e Rezarta Shkurtës, angazhon një ‘merimangë’ për bartjen e luleve dhuratë për Zaimina Vasjarin (Foto)

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka treguar disa herë për lidhjen e veçantë që ka me kolegen e saj Zaimina Vasjari, të cilën konsideron si motër.

Me që kjo e fundit feston nesër (e shtunë) ditëlindjen e saj të 30-të, pak para se ora të shënonte 00:00, atë po e priste një befasi e madhe.

Ishte pikërisht Rezarta Shkurta ajo e cila kishte angazhuar një ‘merimangë’(karrotrec) special vetëm e vetëm për të bartur lulet e saj dhuratë për Zaiminën.

Kjo e fundit, ka ngelur befasuar kur buqeta e madhe me lule të kuqe zbarkoi tek shtëpia e saj nga ‘merimanga’.

“Është fare pak nga ajo çfarë ti meriton..Je motra ime…Përjetë” (sic.), shkruan Rrezarta në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi të veçantë me Zaiminën. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta