Arjan Çani pyet Bashen: Ke lidhje me Ivanka Trump? Kreu i PD-së nuk e mohon

Moderatori i “Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka zbuluar se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka njohje personale me Ivanka Trump, vajza dhe njëkohësisht këshilltarja e presidentit të SHBA, Donald Trump.

Çani e pyeti Bashën nëse e pranonte se kishte njohje me Ivankën dhe kreu i PD-së nuk e mohoi por përsëriti disa herë se “kam lidhje të forta me bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Trump”.

Basha tha se kishte planifikuar takime të rëndësishme në Uashington më 17 dhe 18 maj, por situata politike në Shqipëri e detyroi t’i shtynte.

Kryeopozitari ishte pak ditë më parë në SHBA ku u takua me Trump, duke u bërë politikani i parë shqiptar që takohet me presidentin e ri amerikan. /opinion.al/

Temat
LajmeRajon

Të afërta