Një histori dashurie mes dy shkrimtarësh përfundon me akuza të ndërsjellja që kulmon me një përballje live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24.
Lumturie Kodra pak javë më parë akuzoi shkrimtarin dhe redaktorin Amedeos Baçi se e kishte mashtruar duke i zhvatur 15 mijë euro, taktikë, që sipas Lumturies e ka ndjekur edhe me femra të tjera. Për të gjitha akuzat ajo thotë se do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurori, por Amedeus është sot përballë me të dhe mohon të kenë pasur një lidhje dashurie.
“Nuk ka pasur lidhje dashurie mes nesh, nëse do ishte do kishte përputhje, nuk po them në masë të barabartë, por po them që duhet të ketë bazament të fortë. Ky mund të ketë qënë një perceptim i zonjës, pasi unë them se dashuria e madhe lind me colpo di fulmine siç thonë italianët. Ajo kishte guxim, vullnet por nuk ishte shkrimtare. Unë u mora me të dhe krijimet e saj se pata një dashamirësi”,- tregoi ai, raporton BalkanWeb.
I pyetur nëse lidhja e tyre ishte konsumuar, shkrimtari Baçi e mohoi kategorisht. “As që bëhet fjalë për seks. Kjo është një zonë rozë që as më josh e as më ngazëllen.Ajo fantazon deri në marrëzi”, tha ai.
PJESE NGA INTERVISTA
Kemi një provë për këtë, e servirur nga ju.. Ju i keni shprehur fjalë të mëdha zonjës…
Amedeo Baci: Nuk ka pasur dashuri të ndërsjellë. Unë kam mbi 10 vite që nuk shoh fare mediat. Dhe nuk kam pasur dijeni për këtë. Zonja Odetë më ka sinjalizuar se çfarë është thënë për mua. Nuk kam ditur të hap tv, se shoh prej 12 vitesh. Jam informuar nga ajo për këto akuza. Unë nuk hy në zonën rozë.
Dalim tek akuzat e drejtpërdrejta. Keni pasur një raport miqësor. Zonja thoni ju u ka adhuruar deri në patologji. Kur e patë që ajo ishte e ‘sëmurë’ ndaj teje?
Amedeo Baci: Në shtator të vitit 2015 humba kontaktet, e bllokova në Fb.
Ndërhyn Lumturia: Thuaje se pse më bllokove në Fb.
Amedeo Baci: Ajo shkruante statuse në FB e vet, çdo ditë nuk ka rast që ajo nuk bën statuse kundër meje. Këto mesazhe ia kam nisur edhe avokatit. Lumturia kishte 6 muaj që donte të bëhej pjesë e emisionit. Mua mu është thënë me telefon atë ditë kur zonja erdhi në studio.
Zonja Lumturie nuk gjendej në Shqipëri. Ajo erdhi një ditë më parë për t’u bërë pjesë e emisionit. Zoti Amedeo ke pasur dhe një ftesë publike nga unë, që të ishit pjesë e emisionit, Prioritet kanë ata që denoncojmë. Ne jemi të paanshëm.
Amedeo Baci: Nuk vë në diskutim transparencën e emisionit tuaj. Kush e ka bërë librin ‘Don Xhunanin’?
Lumturie Kodra: Këtu nuk jam për romancat e tua, por për të vërtetat e mia. S’ka rëndësi se kush e ka shkruar. Je njeri pa dinjitet.
Amedeo Baci: Do të ta tregoj unë se kush është pa dinjitet.
Pas daljes së zonjës Lumturie, ka pasur disa denoncime nga disa zonja që kanë thënë se ju i keni joshur…
Amedeo Baci: Unë kam shumë fansa në faqen time të FB. Nuk përjashtohet dhe fakti se midis disa fansave, 1-2 ose 3 mund të kenë dalë të pakënaqura nga unë. Unë nuk flas shumë, se skam kohë fizike. Ujë merrem vetëm me letërsi artistike, jam i zhytur në letërsi. Në botën e librin. Edhe kur hy, hy në orët e vona të natës. Pushoj pak ditën. Që mos të kem mundësi të më kontaktojnë. Unë i respektoj, respekti nuk është krim.
