Mjaft tragjike ishte vdekja e një gruaje shqiptare në Itali e cila u qëllua 15 herë me thikë nga bashkëshorti i saj, duke lënë pas tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Itali, ku çifti jetonte prej vitesh, por që kohët e fundit në martesën e tyre 25-vjeçare kishin nisur krisje!
Mediat italiane shkruajnë se nga hetimet që autoritetet kanë kryer deri më tani, shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë xhelozia nga ana e burrit. Muhamet Vapri, 62-vjeç, 10 vjet më i madh se gruaja e tij Diana. Pasi është marrë në pyetje nga hetuesit,. Burri shqiptar ka thënë se mes tyre lindi edhe një konflikt për ndarjen e kursimeve, ndërsa gruaja kishte filluar të fliste për divorc.
Ai e vrau Dianën nën apartamentin e tyre duke e qëlluar 15 herë me thikë, ndërsa u gjet nga fqinjët pranë trupit të pajetë të gruas së tij. Diana 52-vjeçare ishte larguar prej tre ditësh nga banesa dhe kishte shkuar tek motra e saj. Por ishte rikthyer ditën kur ndodhi krimi pas insistimit të bashkëshortit të saj, për të sqaruar apo për t’i dhënë fund martesës së tyre.
Sipas të afërmve dhe miqve të Vaprit, ai ishte një bashkëshort shumë autoritar, madje edhe i dhunshëm. Por asnjë episod nuk ishte denoncuar nga gruaja në polici në 25 vjet martesë. Në ditët e ardhshme prokurori do të marrë dëshminë e fëmijëve, familjarëve e miqve të çiftit.
