Nga takimet me popullin e deri në videot live…Ku bashkohen dhe ndahen partitë në fushatën zgjedhore! (Foto)

Ndryshe nga fushatat e mëparshme të forcave politike në vend, të cilat përtej akuzave të ndërsjellta kanë shpalosur dhe sadopak programin e tyre për të bindur qytetarët për të votuar, kjo fushatë, që do të zgjasë edhe një javë, ka sjellë risi në të gjitha aspektete.

Mesa duket vetë partitë janë ato që kanë lënë mënjanë mitingjet e mëdha elektorale në sheshet kryesore të qyteteve dhe janë fokusuar në takime me pak njerëz që në të shumtën e rasteve kanë shpëtuar nga qëndrimet me orë të tëra në këmbë për të dëgjuar fjalimet e stërzgjatura, por tashmë kanë ‘luksin’ që të ulen dhe të dëgjojnë.

Kjo taktike e fjalimeve me pak njerëz, që pothuajse gjithmonë pozicionohen në formë rrethore dhe që në mes gjithmonë do të jetë lideri ai që do të majë fjalimet apo dhe vetë qytetarët u përdor në fillim nga PS dhe LSI të cilat nisën fushatën ditë më parë se PD të merrte vendimin për të dalë nga çadra dhe për të hyrë në zgjedhjet e 25 qershorit. Mesa duket mënyra e organizmit të takimeve me popullin, përveçse mitingjeve përmbyllëse që mendohet se do të jenë në kryeqytet nga të gjitha partitë e mëdha politike, është kopjuar edhe PD-së.

Pak qytetar dhe fjalime më të shkurtra, kjo është e njëjta metodë që po funksionin nga vetë partitë e mëdha, dhe që duket rezultative dhe e palodhshme për të gjithë militantët që ishin të detyruar të mbushnin sheshet për çdo takim e çdo tubim partiak.

Ndërsa LSI në shumë raste ka përdorur edhe podiumin në qendër të takimeve me qytetarët ku kandidatët e kanë patur më të lehtë për të folur përpara elektoratit.

Programet

Teksa shifrat, premtimet e shumta (që në shumë raste nuk janë mbajtur nga asnjë forcë politike që ka drejtuar vendin) zinin pjesën më të madhe të fushatave elektorale për të mbushur çdo boshllëk për diskutimet me popullin dhe dëgjuar për shqetësimet e tyre, tashmë qytetarët janë të detyruar që në fjalimet e liderëve të dëgjojnë më shumë akuza për njëri tjetrin.

Të fokusuara këto në interesa partiake pas marrëveshjes së PD-së me PS-në dhe qëndrimit të ashpër të LSI-së ndaj mungesës së transparencës për paktin e fshehur mes dy partive të mëdha.

Premtimet kryesisht janë të fokusuar në ulje TVSH në sektorin e bujqësisë, uljen e tatim taksave, përmirësimin e shërbimit të shëndetësisë dhe sigurisht atë të shtimit të vendeve të punës…që në çdo fushatë flitet për shifra të frikshme, or që në sondazhe dhe raporte të ndryshme qytetarët gjithmonë dhe më shumë ankohen për papunësi.

Rrjetet sociale

Risi në këtë fushatë janë edhe lidhjet e drejtpërdrejta në rrjetet sociale që bëjnë drejtuesit e partive politike me qytetarët për të patur mundësinë kushdo që të mund të dëgjo çfarë diskutohet dhe çfarë premtohet në një takim elektoral të çdo force politike. Teknologjia në këtë rast shërben si mjeti më i mirë për të përçuar çdo mesazh te qytetarët.

Ndërkohë që fushata zgjedhore është e fokusuar dhe raportuar më shumë në media në takimet ku të pranishëm janë drejtuesit e partive politike, dhe shumë pak nga takimet e tjera që bëjnë kandidatët për deputet për zgjedhjet e qershorit.

Temat
Rajon

Të afërta