Në një konferencë për shtyp nënkryetari i LSI-së Luan Rama i ka kthyer përgjigje kreut të grupit të majtë parlamentar Gramoz Ruccit në lidhje me deklaratat e bërë pak ditë më parë nga presidenti ardhshëm i vendit Ilir Meta se nuk do të dekretonte asnjë ministër dhe kryeministër të qeverisë.
Ai ka shpjeguar qartë se kjo do të ndodhë vetëm nëse do të ketë zgjedhje te vjedhura e do të konstatohen parregullsi. Në të kundërt nga ana e Metës nuk ka asnjë kërcënim për kryeministrin që do të zgjidhet në 25 qershor e o ashtu ministrat e kabinetit të ri qeveritar.
“Nëse do të zgjidhet një ministër me vota të vjedhura nuk do të reagojë vetëm zoti Meta në cilësinë e presidenti të zgjedhur t të reagojnë të gjithë shqiptarët. Ka ikur koha e zgjedhjeve në presion dhe kërcënim. Shqipëria duhet më të fund të dëshmojë pjekuri maturi dhe seriozitet për të realizuar zgjedhe korrekte, të lira dhe të barabarta. Precedentët me ato çfarë po ndodh me grupet e gardistëve të kuq, apelojë që ti lënë lojërat e viktimizimit politik për tu larguar nga puna politikisht, të cilët kanë në themel të garancive kushtetuese të drejtën dhe lirinë për të zgjedhur pikëpamjet e tyre politike. Lojërat për të shantazhuar dhe trembur janë lojërat më të shëmtuara. Askush të mos trembet sepse zoti Meta deklaron se nuk do të dekretojë asnjë kryeministër dhe ministër që del nga zgjedhje të vjedhura. Kjo është thënë shqip”, tha Rama.
