Është ekstraduar në Shqipëri Fatmir Hamiti, 54-vjeçari nga Dukati i Vlorës i cili u arrestua në Itali kur u zbulua se rezultonte i dënuar në vendin tonë me 18 vjet burg për vrasje.
Hamiti është dënuar në vitin 1996, pasi në 22 qershor të ’95-ës, kur Fatmir Hamiti, ishte polic në zyrën e Emigrimit në Vlorë, në atë kohë 33 vjeç, ekzekutoi me 5 plumba nga arma e punës një person pranë gjykatës.
Ai kishte jetuar prej vitesh në Itali, nën një identitet të rremë, me emrin Neshat Nelaj, ku jetonte dhe punonte i qetë pa rënë në sy fare.
Arrestimi i tij në Itali u bë gjatë natës pas më shumë se 19 vitesh nga karabinierët e Venezias gjatë operacionit të koduar “Kameleoni”.
Hamiti ishte arrestuar edhe në vendin tonë, por më pas në vitin 1996 ai ishte bërë protagonist i një arratisje spektakolare nga burgu, duke nisur edhe fillimet e kërkimit ndërkombëtar të tij.

