Brenda shtëpisë së seksit në Tiranë, si rekrutoheshin vajzat dhe cila ishte puna e tyre

5 vajza dhe tutorja e tyre 34-vjeçare që ushtronin seks online janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit “Chat line 2”.

Banesa ku kryhej aktiviteti i jashtëligjshëm ndodhej te Komuna e Parisit dhe ishte kthyer në një shtëpi publike brenda së cilës kishte pajisjet e nevojshme për seks erotik, përfshirë prangat, maskat dhe lodra të tjera. Operacioni i finalizuar sot nga policia e Tiranës është vijim i një operacioni të zhvilluar muaj më parë në “Qytet Studenti”

Mësohet se për të gjetur vajzat tutorja 34-vjeçare L. B nxirrte njoftim në faqet që ofrojnë punë (në këtë rast ishte gazeta Çelësi) ku kërkonte vajza nga 18-30 vjeç. Në njoftim nuk thuhej puna, por ofrohej një pagë e kënaqshme, mëson BalkanWeb. Pasi kontaktonin në telefon, bënin një intervistë pune ku gradualisht vajzat instruktoheshin për të kryer sex online.

Temat
Rajon

Të afërta