Shtrenjtime të reja të cigareve në Maqedoni

Një paketë e cigareve të llojit Vest Kompakt prej sot do të shiten për 5 denarë më shtrenjtë se deri tani. Prej sot, për 5 denarë janë shtrenjtuar edhe të gjitha llojet e cigareve Rodeo.

Pronarët e supermarketeve thonë se kanë marrë paralajmërime se gjatë ditës së nesërme pritet valë e shtrenjtimeve edhe të llojeve tjera të cigareve, transmeton Gazeta Lajm.

Ka gjasa që me këtë të mos përfundojnë shtrenjtimit e cigareve. Pas dy javëve, më 1 korrik do të shtrenjtohet për 4 denarë akciza për një kuti cigaresh. Nuk ka informacione nëse prodhuesit do ta rrisin sërish çmimin, ose rritja e akcizës do të kompensohet me shtrenjtimin e sotëm.

Temat
LajmeRajon

Të afërta